Të fundit

Ndryshimi i ri në instagramin e Luizit nuk pritet aspak mirë nga ndjekësit

Luiz Ejlli është banori më i komentuar në këtë edicion të “Big brother VIP Albania”.

Edhe pse kur hyri tha se nuk ishte aktiv në rrjetet sociale e se ia la porosi një mikeshës së tij që t’i hapte një llogari në Instagram, këngëtari shënoi një rritje të jashtëzakonshme të ndjekësve që në javët e para.

Mikesha i hapi një Instagram në emrin e tij dhe që nga fillimi deri më tani ai ka grumbulluar 636 mijë ndjekës. Por e gjitha ndryshoi, pasi e motra, Ina e ka marrë në menaxhim.

Tashmë llogaria zyrtare e këngëtarit nga ‘Luiz.Ejlli’ është kthyer në ‘Ina.Ejlli’ dhe për këtë motra e tij ka dhënë një sqarim.

“Fansa të dashur, për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”

Por ndjekësit nuk janë aspak të lumtur. Ato duan që Instagrami të rikthehet siç ishte e duke mos qënë i tillë, janë larguar. Kështu, në pak minuta, nga 636 mijë ndjekës, tashmë faqja ka 634 mijë, pra 2 mijë më pak.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci