Të fundit

Abdixhiku fajëson Kurtin: Kosova ra në grackën e Serbisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar sonte se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka thyer qëndrimin e tij disa vjeçar, pasi e pranoi marrëveshjen me Serbinë, të shtunën e kaluar në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Sipas tij, Kurti barazoi mosnjohjen e Serbisë me aktin e shpalljes së Pavarësisë, transmeton Paparaci.

Ai shtoi se marrëveshja e pranuar nga Kurti, nuk është marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme dhe me njohje të ndërsjellë.

Mes tjerash, Abdixhiku tregoi se Kurti ka qenë më shumë i interesuar ta heqë emrin “Asociacion” nga plani i BE-së sepse sipas tij, nuk i intereson për Kosovën apo për substancën.

“Kurti e e ka lëshuar një moment historik për Kosovën. Kosova ka rënë në grackën e Serbisë për shkak të një populizmi në sferën e brendshme”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Gjithashtu, ai u shpreh se nuk është i sigurt nëse do të ketë kushte që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci