Të fundit

Abdixhiku i gatshëm për duel publik me Kurtin: Asnjë kryeministër s’ka bërë më shumë dëm se ai

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se asnjë kryeministër nuk ka bërë më shumë dëm sesa kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij, asnjë kryeministër s’e ka pranuar statusin politik të kishës ortodokse serbe e as nuk ka pranuar të drejta vetëmenaxhuese për serbët e Kosovës, raporton Paparaci.

Ai ka nënkuptuar se Kurti i ka pranuar të dyja këto çështja në raport me dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar dhe lehtësuar nga BE-ja.

“Këto janë barrë për Kosovën. A e implementon ky, është çështje tjetër. Kjo marrëveshje sot është kriter për Kosovën për Bashkim Evropian”, tha ai sonte në Klan Kosova.

Sipas tij, kryeministri Kurti ka refuzuar komunikimin e brendshëm.

“Me mua i ka pasur dy takime. Unë me Escobari apo Lajcakun jam takuar mbi dhjetë herë”, shtoi ai.

Deputeti opozitar u shpreh se është i gatshëm për duel publik me kryeministrin Albin Kurti, për t’i diskutuar të gjitha temat që janë në interes të vendit.

“Natyrisht që e thërras për çdo çështje, edhe për duel publik, edhe në Kuvend ku mund të flasim hapur”, vijoi Abdixhiku.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci