Të fundit

Abdixhiku i përgjigjet PSD-së për protestën e së shtunës: Nuk është çështje e rrugës, por e negociatave

Kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar rreth protestës që PSD-ja e ka paralajmëruar për të shtunën si shenjë kundërshtuese ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi, transmeton Paparaci.

Ai la të kuptojë se një protestë të tillë nuk e mbështet partia që ai e udhëheq, transmeton Paparaci.

“Kjo është çështje e tavolinës negociuan, nuk është çështje e rrugës”, tha ai në Klan Kosova.

“Tani kur BE-ja dhe 27 shtete të BE-së, thonë se po e amendamentojnë  kornizën integruese tuaj për BE sepse deklarimi juaj është i vlefshëm për neve sesa nënshkrimi, çka ki me bo ti?”, pyeti Abdixhiku.

Ai tregoi se diskutimet e tyre në parlament kanë qenë pjesë e opozitarizmit si subjekt politik.

“Ne kemi qenë të shqetësuar sa i përket nenit 7 në Kuvendin e Kosovës. Ekziston një vullnet që me tregu një realitet paralel, me fol për populizëm”, ka thënë deputeti i LDK-së.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci