Të fundit

Ilir Shaqiri komenton lojën e Luizit në BBVA

Ilir Shaqiri nuk kishte sesi mos të përfshihej në debatin në lidhje me edicionin e dytë të Big Brother.

Balerini ka folur edhe së fundmi për Luizin, duke thënë se në një mënyrë ose tjetër tashmë ai është fituesi i këtij edicioni.

Shaqiri tha se ajo që e ka bërë Luizin kaq të dashur për publikun është sepse ai është banori më origjinal brenda shtëpisë së famshme.

“Do të ia dorëzoj atij që do të zgjedh sovrani, e kam ndjekur në mënyrë sipërfaqësore, por mendoj që origjinaliteti është ai që e jep çmimin final dhe të jesh klas në radhë të parë duhet të jesh origjinal dhe kush është origjinal aty brenda unë mendoj që është kuptuar shumë qartë për sa i përket lojës, e kam fjalë për Luizin, ka momente që edhe unë kam qenë më hakmarrëse se aq sa duhet të isha, por mendoj që njerëzit e kanë kuptuar kush është origjinali. Ai është origjinal pa diskutim, mendoj që Luizi ka një lloj argumenti shumë pikant, mendoj që gjëja më e bukur është kur nuk e di kush është fituese përndryshe është e kot që rrinë para televizorit duke ditur që fituesi është shpallur në muajin e parë ose dyjavëshin e parë të programit”, ka thënë Iliri.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci