Presidenca e Kosovës kërkon penalizimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shkelje të marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Shefi i zyrës së Presidencës, Blerim Vela, komentoi një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Paparaci.
Sipas tij, Vuçiq ndonëse u zotua t’i zbatojë obligimet nga marrëveshja me Kosovën, ai thotë se Serbia nuk do ta pranojë anëtarësimin e saj në OKB.
“Edhe pse Vuçiq u zotua të zbatojë obligimet nga marrëveshja me Kosovën, përfshirë anëtarësimin në ndonjë organ ndërkombëtar (neni 4), ai vepron me keqbesim dhe thotë se Serbia nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, institucionet, agjencitë dhe organizatat e saj! Një shkelje që duhet të penalizohet”, shkroi ai në Twitter.
Even though Vučić committed to implement obligations from the agreement w #Kosovo, incl. membership to any int’l orgs (art. 4), he acts in bad faith & says #Serbia won’t agree to 🇽🇰 membership to 🇺🇳, its institutions, agencies & organizations! A violation that shld be penalized! pic.twitter.com/jOfzCHCF7E
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 21, 2023