Të fundit

“Beogradi dhe Prishtina?”, Rama acarohet me OKB-në dhe kërkon shpjegime: Një gabim serioz apo lapsus?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i shqetësuar pas një reagimi të OKB-së lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi, e që sipas tyre e njëjta është cilësuar si “marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Kësisoj, shefi i qeverisë shqiptare kërkoi sqarime urgjente për këtë deklaratë

Madje, ai kërkoi shpjegime nëse bëhet fjalë për një gabim serioz apo për një lapsus, raporton Paparaci.

“’Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus? Emri zyrtar i saj është ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’ dhe do të ishte e papranueshme nëse SHBA nuk do ta përdorte këtë emër të duhur qëllimisht. Ju lutemi jepni sqarime menjëherë”, shkruan Rama.

Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përshëndeti marrëveshjen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit  “në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve” dhe theksoi se palët duhet të punojnë shpejt dhe me mirëbesim për të “materializuar të gjitha detyrimet e tyre nga marrëveshja”.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mirëpret deklaratën e fundit të BE-së për marrëveshjen ndërmjet palëve për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Farhan Haq, Ndihmës-zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Paparaci.

OKB-ja përshëndet marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci