Të fundit

Ka përfunduar loja me gënjeshtra, Borrell dhe Escobar demantojnë Vuçiqin

Nuk kanë kaluar as 24 orë nga takimi në Ohër dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta bindë opinionin se Aneksi i marrëveshjes me Kosovën “nuk është obligativ, sepse nuk e ka nënshkruar”. Me të njëjtën shpejtësi arritën edhe përgënjeshtrimet nga Bashkimi Evropian dhe Amerika, zyrtarët e të cilëve thonë – sigurisht që vlen dhe për këtë më nuk ka diskutim.

Përgjigja për Vuçiqin ka ardhur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, por edhe nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shkruan portali serb “Nova”.

Borrell ka thënë se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e arritur në takimin në Ohër, u bë ligjërisht e detyrueshme në momentin që Bashkimi Evropian doli me njoftimin.

“Marrëveshja nuk u nënshkrua për arsye ligjore, por të dyja palët janë pajtuar që deklarata ime (pas takimit të Ohrit) përfaqëson për të dyja palët angazhim për t’u përkushtuar plotësisht ndaj detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje dhe zbatimit të saj”, ka thënë Borrell pas takimit të ministrat e punëve të jashtme të BE-së, transmeton Paparaci.

Ai ka shtuar se ky është një moment historik i rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe se BE-ja do të monitorojë procesin e zbatimit të gjithçkaje për të çfarë është dakorduar.

I njëjti mesazh erdhi nga i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor.

“Marrëveshja e arritur nga Kosova dhe Serbia në takimin në Ohër, në Maqedoninë e Veriut, është ligjërisht e detyrueshme. Ajo është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët në çdo aspekt. Nuk ishte çështje nënshkrimi, por përkushtimi”, ka thënë me këtë rast Gabriel Escobar.

“Hapi i radhës për të dyja palët është fillimi i zbatimit të marrëveshjes”, theksoi ai.

Kështu iu dha fund të gjitha spekulimeve nëse është e vlefshme apo jo marrëveshja nga Brukseli dhe Ohri, e të cilat spekulime i ka iniciuar presidenti serb.

Kujtojmë se një ditë pas takimit në Ohër, në një fjalim për opinionin serb, Vuçiq ka pretenduar se “në kuptimin formal dhe juridik është e vështirë të vërtetohet se marrëveshja ekziston pa nënshkrim”.

Një ditë pas deklaratave të Borrell-it dhe Escobar-it të cilat e përgënjeshtruan Vuçiqin, ai ka thënë se “qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar asnjë pikë para askujt”. Por si duket se e ka bërë, prandaj tani thotë se vlen edhe marrëveshja verbale.

“Do ta përsëris edhe një herë – është ligjërisht e detyrueshme për Serbinë kur unë vendos një nënshkrim ose vulë në diçka ose kur jam pajtuar me të verbalisht ose gojarisht. Askush nuk mund të prodhojë pasoja ligjore për Serbinë, përveç për presidentit të saj ose, në disa raste, ndaj kryeministrit apo ministrit të punëve të jashtme. Sa i përket zbatimit, Serbia do të përmbushë dhe do të bëjë gjithçka që ka thënë se do të bëjë për zbatimin”, ka thënë Vuçiq./Paparaci

Video nga Paradoks

"Në VV s'mundesh me pasë mendim privat": Valon Syla flet edhe për 'përzierjen' e fesë në politikë - "Ibrahim Rugova i ka fitu 68% me fotografi të Nënës Terezë e Papa Gjon Palit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci