Të fundit

Sa vota kanë së bashku tre deputetët që e braktisën LVV-në?

Fitorja me mbi 50 për qind në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2021, ia siguroi Lëvizjes Vetëvendosje saktësisht 58 deputetë, por ky nuk ishte numri përfundimtar. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Adelina Grainca, braktisi grupin e vet parlamentar dhe iu bashkua LVV-së, duke e dërguar në 59 numrin e deputetëve.

Por, ky mandat i pa-fituar, “i kushtoi” trefish Lëvizjes Vetëvendosje. Për dy vite qeverisje, Lëvizja Vetëvendosje humbi tre deputetë nga grupi i vet parlamentar. Doarsa Kica-Xhelili e Listës GUXO, Haki Abazi e Fatmir Humolli janë tre deputetët që nuk janë më pjesë e VV-së në Kuvendin e Kosovës, shkruan Paparaci.com.

Deputeti Humolli që nga sot nuk do të jetë më pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ishte i pari që ngriti pakënaqësitë e tij me VV-në, por e para që u largua ishte deputetja Doarsa Kica-Xhelili.

Deputetja që kishte mbledhur 10,609 vota në zgjedhjet e fundit vendosi t’i bashkohet Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kështu u bë edhe anëtare e këtij subjekti politik.

LDK-ja zyrtarizon aderimin e Kica-Xhelilit

Përpara Humollit, rrugët me kryeministrin Albin Kurti dhe me Lëvizjen Vetëvendosje i ndau edhe deputeti Haki Abazi. Nga zëvendëskryeministër në qeverinë Kurti 1, Abazi mezi fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e shkurtit, por i njëjti ishte në grupin e pakënaqur të deputetëve të LVV-së.

Abazi i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare, mblodhi 7,587 vota deklaroi javë më parë se i ka ndarë përfundimisht rrugët me kryeministrin Kurti dhe kështu ai u bë deputeti i dytë që braktisi Lëvizjen Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.

Haki Abazi përfundimisht i ndanë rrugët me Albin Kurtin

Krejt pak më i votuar sesa Kica-Xhelili ishte deputeti Fatmir Humolli i cili nga sot nuk do të jetë më pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti që mblodhi plot 10,426 vota në zgjedhjet e fundit, në një bisedë me Paparacin të martën tregoi se ka paralajmëruar kohë më parë që kur do të bëhen dy vite të Qeverisë Kurti, ai nuk do të jetë më pjesë e deputetëve të LVV-së.

“Tri kërkesat e mia s’i kanë futur në program qeverisës. Po nga nesër s’do jem në Grup Parlamentar. Do të jem deputet i pavarur”, tha Humolli, të martën për Paparacin.

“Qeveria ka qasje tjetër për qeverisjen e vendit nga ajo që besoj unë. Unë kam paralajmëruar se kur të bëhen dy vite qeverisje, unë do të largohem nga grupi i deputetëve të LVV-së”.

Humolli shpjegoi se ka pasur një dakordim para se të garojë për deputet, që të ketë investimet në sektorin e bujqësisë, për çka siç thotë ai, deri më tani nuk është realizuar nga Qeveria Kurti.

Meqenëse nuk janë realizuar, Humolli u shpreh se ka zgjedhur që t’i ndajë rrugët me partinë në pushtet.

“Unë kam pas një dakortësi para se me hy në listë për deputet për investime në bujqësi dhe blegtori qeveria nuk e ka realizuar marrëveshjen time me [kryeministrin] Albin Kurtin dhe [ministri i Infrastrukturës] Liburn Aliun”, tha ai të martën.

“Kemi kërkuar që mos të krijohen përçarje në popull dhe e treta me respektue qytetarin e Kosovës duke i siguruar jetë më së paku një shuajt në ditë”.

Krejt në fund, Humolli u shpreh se Qeveria Kurti ka qasje tjetër për qeverisjen e vendit nga ajo që beson vetë ai.

Ekskluzive: Një tjetër deputet braktis grupin parlamentar të Vetëvendosjes

Të tre deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje së bashku në zgjedhjet e fundit kanë mbledhur 28,622 vota, ndërsa lista e deputetëve të pakënaqur e që kanë mospajtime me qeverinë dhe LVV-në nuk përfundon këtu.

Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë e votuar kundër Kodit Civil të propozuar nga mazhoranca.

Gazmend Gushinca, Labinotë Demi – Murtezi, Eman Rrahmani, Burim Karameta, Gramoz Agusholli, Visar Korenica, Driton Hyseni, Fitim Haziri, Drita Millaku dhe Fjolla Ujkani janë deputetët i dolën kundër partisë. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci