Të fundit

Qeveria Kurti hap një universitet të ri publik

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së mërkurës ka marr vendim për hapjen e një universiteti të ri publik.

Në këtë mbledhje ekzekutivi ka miratuar vendimin për themelimin e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM) me seli në Mitrovicë, si institucion i arsimit të lartë, shkruan Paparaci.

IBCM fillimisht ishte themeluar në vitin 2010 si një fondacion i regjistruar ndërkombëtar jo-profitabil i udhëshequr nën drejtimin e organizatës jo-qeveritare holandeze SPARK.

Por, tash IBCM nuk do të shërbejë më vetëm si fondacion, pasi që nga sot ai do të jetë universitet.

Lidhur me këtë vendim, Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka thënë se ky institucion do të funksionojë në mënyrë të drejtë, dhe që kolegji do të ofrojë programe në gjuhën angleze.

“Në koordinim me zyrën e BE-së, kemi themeluar grupin punues për gjetje financiare. IBC ka qenë projekt i përbashkët i iBC-së me qeverinë e Kosovës. Gjatë takimeve janë propozuar gjashtë opsioneve dhe zgjidhja më e realizueshme është marr vendim që ky te jetë kolegj i parë publik i financuar nga Qeveria e Kosovës”, tha Nagavci.

IBC ishte themeluar në mars të vitit 2010, me donacione nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SDA), Ministrja Daneze e Punëve te Jashtme, Ministria Holandeze për Bashkëpunim për Zhvillim, Departamenti i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Zhvillim Ndërkombëtar, Konfederata Zvicerane dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci