Të fundit

“Korrupsionin qeveritar”, Kurti s’e përmend raportin e DASH-it në 2 vjetorin e qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka folur për dy vite qeverisje të këtij subjekti politik dhe ka përmendur disa nga sukseset të cilat i ka arritur qeveria.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti ka përmendur edhe rankimin e Kosovës nëpër raporte ndërkombëtare, por nuk e ka përmendur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, shkruan Paparaci.com.

“Shënuam përmirësim për 20 vende në indeksin e korrupsionit të Transparency International për të mirë dhe 17 vende në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve Pa kufij. U radhitëm në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për vitin e dytë rresht dhe vendin e dytë në botë për nga përmirësimi sa i përket sundimit të ligjit sipas projektit të drejtësisë botërore “World Justice Project”, si dhe në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor, të dytin në Evropë dhe të tretin në botë për nga progresi i arritur në të drejtat politike dhe liritë civile sipas raportit të fundit të Freedom House.”, tha Kurti.

Raporti i DASH-it për vitin 2022 për Kosovën ka përmendur “korrupsion qeveritar” në qeverinë Kurti 2 dhe pandëshkueshmëri të rasteve.

“Shumë në qeveri, opozitë, shoqëri civile dhe media raportuan raste të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion ose kur ata kryen shkelje pa u ndëshkuar”, thuhet në raport. /Paparaci.com/

DASH-i: Zyrtarë qeveritarë kërcënuan gazetarët, Qeveria s’bleu reklama te mediat që i kritikuan

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci