Të fundit

Qeveria shpërfill britanikët, nuk e emëron Hasan Pretenin në Bordin e Infrakosit

Qeveria e Kosovës i ka emëruar katër drejtuesit e Bordit të Infrakosit, duke shpërfillur vlerësimin e Ambasadës Britanike për kandidatët më të suksesshëm në konkurs.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka votuar për emërimin e Edona Nahit si kryesuese të Bordit të Infrakosit, ndonëse ajo ishte vlerësuar si kandidatja e katërt më e suksesshme, sipas vlerësimit të britanikëve.

“Edona Nahi, kryesuese, Genc Hundozi anëtar, Besarta Zuka, anëtare dhe Fitim Raci, anëtar. Të emëruarit duhet t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike”, ka thënë Kurti.

Qeveria e ka lënë jashtë Bordit të Infrakosit kandidatin Hasan Preteni, i vlerësuar i dyti me më shumë pikë në listën e kandidatëve më të suksesshëm, bazuar në vlerësimin e britanikëve.

Hasan Preteni është ish-drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion dhe ish-bashkëpartiak i Mimoza Kusari-Lilës në partinë ‘Alternativa’.

Nga pikët maksimale 30, Ambasada Britanike i kishte vlerësuar si kandidatët më të suksesshëm sikurse në vijim: Genc Hundozi 20.0, Hasan Preteni 19.0, Besarta Zuka 19.0, Fitim Raci 18.5, Fatmir Rushiti 17.0 dhe Edona Nahi 16.5 pikë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci