Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione të reja ndaj grupit Wagner, etnitet ushtarak privat i pa inkorporuar me bazë në Rusi.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka kërkuar miratimin e këtij vendimi, konform sanksioneve partnerëve të ndërkombëtar.
“MPJ-ja propozon plotësim-ndryshimin e vendimit të qeverisë të marrë më 16 maj 2022, për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga ShBA-ja e që implementohen nga Kosova në raport me obligimet ndërkombëtare ndaj grupit Wagner si dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të tjera që mbështesin fushatës luftarake ruse”, është shprehur Bislimi.
Kujtojmë se ShBA-të sanksionuan tetë individë të këtij grupi, 16 subjekte dhe katër avionë, duke degraduar kapacitetet e Federatës Ruse për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës.
Kurti kishte thënë se anëtarë të këtij grupi ishin në veri të Kosovës, kur ishin vendosur barrikadat. Për këtë, ai kishte thënë se ka dëshmi. /Paparaci.com