Të fundit

E tmerrshme: 35-vjeçari që dhunoi të miturën në Suharekë publikoi videon e rastit

Policia e Kosovës në raportin për 24 orët e fundit, më herët njoftoi se është arrestuar një person i cili dyshohej të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Në njoftimin e policisë, bëhej e ditur se i dyshuari ka pranuar se ka kryer një veprim të tillë, dhe se është dërguar në mbajtje.

“Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryes marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – bëhej e ditur në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, gazeta Sinjali duke cituar burime brenda Prokurorisë ka raportuar se i dyshuari është 35-vjeçar.

Sipas informacioneve, hetimet për rastin nisën pas publikimit të videos, ky i dyshuari shihej duke kryer marrëdhënie me të miturën.

I njëjti, sipas këtij mediumi, përveç që ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, të gjithë aktin e ka regjistruar me një videoincizim.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci