Të fundit

KOK-u i shqetësuar me diskriminim e sportistëve kosovarë

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) përmes një komunikate në faqen zyrtare është shprehur i shqetësuar sa i përket diskriminimit të sportistëve kosovarë nga shtetet të cilat ende e përziejnë sportin me politikën.

Mbrëmë u bë e ditur se pas shumë vështirësive Federata e Karatesë e Kosovës (FKK) arriti të udhëtojë drejt Spanjës, por që organet shtetërore spanjolle refuzuan që sportistët tanë të paraqiten me simbolet shtetërore të Kosovës në Kampionatin Evropian të karatesë për senior “Guadalajara”.

Tani, KOK ka reaguar duke u shprehur i shqetësuar për këtë dukuri me të cilën po përballen sportistët kosovarë, dhe ka kërkuar reagim të shpejtë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

“Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh është duke përjetuar diskriminimet e sportistëve tanë nga shtetet, të cilat ende e përziejnë sportin me politikën. Së fundi, dhe jo për herë të parë, Spanja sërish bëhet faktor, duke rikthyer ‘regjimin’ e vjetër për sportistët tanë, pavarësisht se disa vjet më parë ishte treguar korrekte në këtë drejtim dhe pikërisht me sportistët e njëjtë”, shkoi KOK në “Facebook”.

“Për shkak të mos njohjes së shtetit tonë, kombëtarja jonë e karatesë nuk është duke u lejuar të garojë e barabartë me garuesit tjerë në Kampionatin Evropian, që sot pritet të nis në Guadalajara të Spanjës. Atyre iu është kumtuar lajmi nga organizatori se institucionet vendase nuk e kanë lejuar organizatorin që të shfaq simbolet tona shtetërore.

KOK, që është në kontakt me FKK-në, ka informuar menjëherë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), nga të cilët pret reagim të shpejtë, në mënyrë që karateistët tanë të mos e humbin edhe një garë të rëndësishme, siç ndodhi javë më parë me Evropianin e të rinjve në Qipro”, shkruante më tej në komunikatën e KOK-ut.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci