Të fundit

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë, ja për çfarë bëhet fjalë

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar miratimin e sanksioneve të reja të Kosovës ndaj Federatës Ruse.

Ai tha se kjo shkon në përputhje me kundërshtimin dhe ndëshkimin ndërkombëtar ndaj Rusisë si rezultat i pushtimit në Ukrainë, që ka cenuar integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës.

“Masat kufizuese janë: Vendosjen e një çmimi tavan për transportin e naftës ruse për vendet e treta, shtesa ne listën e artikujve të kufizuar që mund ta avancojnë progresin ushtarak dhe teknologjik të Rusisë kufizime shtesë në tregti dhe shërbime me Rusinë dhe investimet në sektorin e minierave, kufizim të çmimit të naftës për naftën bruto dhe vajrat e naftës dhe ato të përfituara nga mineralet bituminoze që kanë origjinë ose eksportohen nga Rusia më 60 dollarë për fuqi, eksportet e motorëve të dronëve, të mallrave dhe teknologjisë me përfitim të dyfishtë, transaksione me bankën ruse të zhvillimit rajonal dhe pezullim të licencës së katër mediave të tjera ruse dhe sanksionim të 141 individëve dhe 49 subjekteve të tjera.”, tha Sveçla.

Vendimi është miratuar në qeverinë e Kosovës. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci