Të fundit

Kurti për Osmanin: S’janë modelet e vjetra ku pyesim presidentin çka mendon për deklarimet e kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur rreth qëndrimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani karshi dialogut me Serbinë dhe marrëveshjen e Ohrit, ndërsa ka thënë se nuk janë më kohët kur krerët institucionalë komentojnë deklarimet e njëri-tjetrit.

Kurti në përgjigjen e tij në konferencë ka thënë se ato janë “modele të vjetra”, teksa ka theksuar se ka shumë deklarime të presidentes për të cilat nuk e sheh të nevojshme të deklarohet.

Ai ka thënë se nuk ka nevojë të pyetet secili nga krerët institucionalë lidhur me mendimet e njëri-tjetrit.

“Ndërkaq ju duhet ta kuptoni që ne kemi fituar bashkë me 14 shkurt 2021, nuk janë më ato modelet e vjetra kur deklaron diçka kryeministri e duhet ta pyesim çka mendon presidenti, ose deklaron presidenti e çka mendon kryeministri, ka shumë gjëra për të cilat deklarohet presidentja dhe unë fare nuk e konsideroj të nevojshme që të deklarohem dhe anasjelltas, deklarohet kryeministri është si të deklarohet presidentja. Nuk është e thënë që secili udhëheqës institucional për secilën çështje, e tash çka mendon Konjufca për Ohrin, çfarë mendon Gërvalla, çfarë mendon Osmani, Kurti e zëvendësministri Bislimi, nuk ka nevojë.”, tha Kurti.

Në anën tjetër, Osmani pas marrëveshjes së Ohrit është deklaruar se Serbia po vazhdon avazin e njëjtë, të mosrespektimit të marrëveshjes dhe të qasjes destruktive në dialog. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci