Të fundit

Dy ministrat e Kurtit konsultohen me deputetin që braktisi LVV-në

Deputeti Fatmir Humolli sot nuk është ulur në vendin e zakonshëm të tij në Kuvendin e Kosovës.

Për dallim nga herët tjera, ai është ulur larg grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këndin ku është ulur Humolli, para fillimit të seancës së sotme parlamentare kanë shkuar për t’u konsultuar me të dy ministrat e Qeverisë së Kosovës, Arben Vitia dhe Liburn Aliu.

Më vonë, duke u konsultuar me Humollin është parë edhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Humolli ka deklaruar se nga sot nuk do të jetë më pjesë e GP të LVV-së në Kuvendin e Kosovës, për shkak të pakënaqësive të tij ndaj qeverisë.

Kryeministri Albin Kurti, i pyetur sot rreth largimit të deputetit Humolli, tha se nuk e ka pasur ende rastin që të flasë me ligjvënësin nga Podujeva.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci