Të fundit

Pensionohet Mesut Ozil

Mesfushori me tipare sulmuese, Mesut Ozil ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli profesionist në moshën 34-vjeçare.

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Arsenalit ka zyrtarizuar përfundimin e karrierës së tij pas një periudhe të shkurtër me Istanbul Basaksehir, të cilit iu bashkua vetëm në korrik.

Ozil ishte transferuar në Turqi me Fenerbahcen pak më shumë se dy vjet më parë pas ndërprerjes së kontratës së tij me Arsenalin.

Ozil ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Twitter për të konfirmuar vendimin e tij në një deklaratë, teksa nuk ka hezituar t’i falënderoj të gjithë ata që ka punuar dhe luajtur për shumë vite.

“Përshëndetje të gjithëve, Pas shqyrtimit të menduar, po njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga futbolli profesionist”.

“Unë kam pasur privilegjin të jem një futbollist profesionist për gati 17 vjet dhe ndihem jashtëzakonisht mirënjohës për mundësinë. Por, javët dhe muajt e fundit, pasi kam pësuar edhe disa dëmtime, është bërë gjithnjë e më e qartë se është koha për largohen nga skena e madhe e futbollit”.

“Ka qenë një udhëtim i mahnitshëm i mbushur me momente dhe emocione të paharrueshme. Dua të falënderoj klubet e mia – Schalke 04, Werder Bremen, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce, Basaksehir dhe trajnerët që më mbështetën, plus shokët e skuadrës që janë bërë miq”.

“Falënderimet e veçanta duhet të shkojnë për anëtarët e familjes dhe miqtë e mi më të ngushtë. Ata kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim që nga dita e parë dhe më kanë dhënë shumë dashuri dhe mbështetje, në kohët e mira dhe të këqija. Faleminderit të gjithë fansave të mi që më kanë treguar kaq shumë dashuri pa marrë parasysh rrethanat dhe pavarësisht se cilin klub përfaqësoja”.

“Tani po pres me padurim gjithçka që kam përpara me gruan time të bukur, Amine, dhe dy vajzat e mia të bukura, Eda dhe Ela – por të jeni të sigurt që do të dëgjoni herë pas here nga unë në rrjetet sociale, kanalet mediatike. Shihemi së shpejti, Mesut!”, ka shkruar Ozil në postimin e tij.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci