Të fundit

Rritja e çmimit të energjisë, Kurti: Nuk ndërhyjë në punën e ZRrE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë në pritje të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), për tarifat e energjisë elektrike.

Ai ka deklaruar se për momentin nuk mund të flasin nëse do të subvencionojnë rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike dhe se pas dorëzimit të komenteve të tyre janë në pritje të vendimit.

“Qeveria e Kosovës, respektivisht ministritë e linjës kanë komunikuar dhe janë dakorduar me ZRRE-në dhe i kanë dhënë sugjerimet e tyre, natyrisht në bashkëpunim edhe me KEK-un, pra ministria e ekonomisë, Ministria e Financave, dhe KEK-u përbëjnë trekëndëshin i cili është përgjegjës dhe angazhohet më shumë se të gjithë të tjetër sa i përket sektorit të energjisë dhe në veçanti çmimit të energjisë elektrike. Ata i kanë dorëzuar komentet e tyre, tash ne presim qëndrimin dhe vendimin e tyre, pas analizave dhe studimeve që ata i kanë bërë situatës”, ka theksuar Kurti, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë, që është mbajtur të mërkurën.

Pas vendimit ai ka thënë se do të mund të flasin, por ka theksuar se nuk mund të ndërhyjnë në punën e ZRRE-së.

Kurti ka deklaruar se do të bëjnë krejt çka munden në mënyrë që t’u lehtësojnë barrën qytetarëve.

“Tash ata duhet të flasin, më pas ne do të mund të flasim, por unë çka zotohem si kryeministër i Republikës së Kosovës është se nuk i ndërhyjmë institucioneve të pavarura siç është puna e ZRRE-së, por në anën tjetër do të bëjmë krejt çka mundemi dhe dimë që të ju lehtësojmë barrën qytetarëve edhe sa i përket çmimeve të përballueshme edhe sa i përket furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike, kur them qytetarët natyrisht them qytetarët si konsumator por natyrisht edhe bizneset të cilat janë vendimtare për ekonominë tonë”, është shprehur Kurti.

Në komentet që ka dorëzuar në ZRRE Qeveria ka propozim që tarifat e konsumatorëve të amvisërisë të mbeten të njëjta, e rritja potenciale t’i prekë bizneset, veçmas ato të mëdhatë.

Ndërsa Presidenca ka rekomanduar që të mos rriten tarifat dhe ka propozuar që kostoja shtesë e operatorëve, e diktuar nga importi, të mbulohet përmes pakos prej 75 milionë eurosh, të ndara nga Bashkimi Evropian.

Gjatë procesit të shqyrtimit të tarifave, ZRRE-ja ka propozuar që çmimi i rrymës të rritet për 14 për qind. Ky propozim ka ardhur pas kërkesës së KESCO-s që çmimi të rritet për 50 për qind.

Edhe KEK-u ka kërkuar që të rritet çmimi i megavatit të energjisë që ai ia shet KEDS-it dhe KOSTT-it nga 29.5 në 32.5 euro.

Vendimi për tarifat e reja pritet të merret gjatë këtij muaji, ndërsa ato do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci