Të fundit

Lushi lavdëron deputetin Humolli që u largua nga VV-ja

Veprimtari Uk Lushi ka lavdëruar deputetin Fatmir Humolli, i cili sot ka ndarë rrugët me VV-në.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se me këtë veprim Humolli ka tregua dinjitet njerëzor dhe patriotik.

“Fatmir Humolli po tregon dinjitet njerëzor dhe patriotik. Kur nuk mund e ndal liderin e partisë nga gabimet, e pakta, distancohesh nga e keqja dhe thua grahi pa ne”, ka shkruar Lushi.

Deputeti Fatmir Humolli sot ka ndërruar ulësen në Kuvendin e Kosovës.

Ai nuk është parë tek ulët në vendin e tij ku qëndroi për dy vite.

Humolli është larguar nga vendi ku është rezervuar për deputetët e Vetëvendosjes dhe është ulur mbrapa deputetëve të LDK-së dhe AAK-së.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci