Të fundit

FFK-ja thërret konferencë të jashtëzakonshme pas ndalimit të Agim Ademit

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme sot në ora 16:30.

“Ju njoftojmë se sot në orën 16:30 në hotel “Emerald” mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Shkak i kësaj pritet të jetë ndalimi për 48 orë në mbajtje i kryetarit, Agim Ademi.

Prokruoria e Kosovës e ka konfirmuar nëpërmjet një komunikate se ai është ndalur për 48 orë pas intervistimit të tij dhe se tashmë do të vazhdohet me procedurat e tjera.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci