Të fundit

Simiq: Asociacioni dhe tërheqja e forcave speciale, kushte për kthimin tonë në institucione

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se serbët do të kthehen në institucionet e Kosovës vetëm pas formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kur njësitet speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu.

Simiq ka thënë për gazetën serbe në shërbim të regjimit, “Politika” se as ai, as partia të cilës i përket dhe as ndonjë serb nuk ka as besim më të vogël te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se do të bëjë çdo gjë që është në favor të serbëve të Kosovës, transmeton Paparaci.

“Kurti po bën gjithçka që mundet për t’ia vështirësuar jetën popullit serb”, ka thënë Simiq, i cili ka theksuar se Asociacioni nuk është mëri, por një mekanizëm i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave kolektive dhe individuale të serbëve, për realizimin e nevojave thelbësore të serbëve të Kosovës”.

Edhe Simiq përsëritë demagogjinë e shefit të tij, se “dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”./Paparaci

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci