Të fundit

Arbër Hajdari: Televotimi mund të prishet, ky banor rrezikon të dalë

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel ka qenë opinionisti i Big Brother VIP Arbër Hajdari i cili ka folur rreth banorëve të “Big Brother Vip Albania”.

I pyetur se çfarë mendon për deklaratën që ka bërë Luizi se nëse del Kiara ditën e shtunë, ai do bëjë gati valixhen dhe do dalë me të, Arbëri shprehet se Luizi i ndryshon shpesh herë deklaratat që bën brenda shtëpisë.

“E prisja, e kam thënë edhe në program që e prisja. Deklarata e Luizit, Luizi është një njeri që i ka ndërruar deklaratat shumë shpesh deri më tani, mendoj që sërish do e ndërrojë deklaratën. Nuk jam dakort me deklaratat ekstreme për shkak se unë mendoj që Luizi duhet ta shikonte këtë nominim ndoshta si një shenjë për të parë se si e sheh publiku jashtë, raportin e Kiarës dhe Luizit.

Nga krahu tjetër Luizi është po i njëjti njeri i cili para dy javësh theksonte se gjëja më e rëndësishme për të ishte loja dhe madje duke ia thënë dhe duke ia përsëritur edhe Kiarës për të disatën herë që unë të dua shumë, por t’i nuk e fiton, por e fitoj unë. Unë mendoj që është kujtuar vonë për të bërë këtë fushatën që mendoj që edhe ajo e djeshma, deklarata e tij ishte më shumë fushatë, por nga krahu tjetër është një lloj imponimi për mbështetësit e tij të cilët i orienton për të votuar”, tha Hajdari.

 

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci