Të fundit

Futbollistët e kombëtares të shqetësuar nga hetuesit policorë

Përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës sot kanë mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme pas arrestimit të kryetarit të federatës, Agim Ademi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Agim Ademi është dërguar në mbajtje për 48 orë pas intervistimit nga Policia e Kosovës.

Përpos Agim Ademit, dje ishte intervistuar edhe Agim Gashi, zyrtar i financave në Federatën e Futbollit e Kosovës.

Ndërkaq, Muharrem Sahiti, drejtor i kombëtares ka bërë me dije që hetuesia ka marrë në pyetje dje edhe futbollistët e kombëtares.

“Gjithçka ka shkuar mirë deri dje. Dje pak na ka shqetësuar një situatë që u krijuar këtu në hotel, i cili ishte i mbushur me njerëz civilë. Ka qenë një shqetësim i madh i lojtarëve, i stafit”, ka thënë fillimisht Sahiti.
Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Taulant Hodaj ka sqaruar se personat që kanë shqetësuar futbollistët e kombëtares kanë qenë hetues të policisë së krimeve ekonomike.
“Ata ishin persona nga organet e hetuesisë që në fakt nuk janë paraqitur se janë të tillë dhe ne nuk e kemi ditur”, ka thënë Hodaj.
Drejtori i kombëtares ka sqaruar se futbollistët kanë qenë të habitur nga kjo situatë, mirëpo ai thekson se do të qëndrojnë të fokusuar për të arritur kualifikimin për në Evropian.
“Ne jemi munduar që kjo situatë mos të ndikoj të futbollistët por ne jemi njerëz dhe kjo mund të ndikojë, mirëpo ne kemi biseduar me futbollistët dhe ata janë të vetëdijshëm se çfarë na pret. Fokusi është të kualifikimi në Evropian”, ka thënë fillimisht Sahiti.
Sahiti ka shtuar se është habitur me kohën dhe mënyrën e arrestimit të Agim Ademit.
“Është interesant se si e gjithë kjo situatë ka ndodhur në këtë kohë. Edhe lojtarët u habitën se pse kjo situatë të ndodhë në këtë kohë, por kjo mund të na bëjë edhe më të fortë dhe disponimi është i mirë”, ka përfunduar Sahiti.
Kosova të shtunën do të nisë rrugëtimin për kualifikimin për në Kampionatin Evropian. Më 25 mars, Kosova do të përballet me Izraelin, kurse tre ditë më vonë do të pres në shtëpi Andorrën.

 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci