Të fundit

Hodaj: As unë e as nënkryetari i FFK-së nuk jemi intervistuar, për keqardhje që stafi u mor në pyetje

Sekretari i FFK-së, Taulant Hodaj, ka bërë të ditur se as ai e as nënkryetari i FFK-së, Bakir Burri, nuk janë intervistuar nga Policia apo Prokuroria, pas arrestimit të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Megjithatë, ai para gazetarëve u shpreh se se FFK-ja do të jetë transparente me organet e drejtësisë.

“Jo nuk jemi intervistuar, por edhe çdo gjë FFK-ja do te jete transparente me organet e drejtësisë”, tha Hodaj, të mërkurën, transmeton Paparaci.

Po ashtu, ai u shpreh se lojtarët dhe stafi i Kombëtares së Kosovës janë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës.

Sipas tij, kjo është për keqardhje pasi po ndodh në momentet kritike të Kosovës në futboll.

“Nuk ka pasur asnjë urdhër as prej prokurorit as prej gjykatës që i kanë ndalë lojtarët, stafin u kanë bërë pyetje të ndryshme atyre në Hotel, kjo lë shumë për të ndryshuar, në momentin shumë kritik të kualifikimit të kombëtares pasi kemi gjasa ideale. Mendoj që dashakeqësi më i madh nuk kish mundur me gjatë momentin ma të volitshëm me godit kombëtaren. Kjo është për keqardhje”, theksoi Hodaj.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci