Të fundit

Ministri grek lajmërohet nga Beogradi: E përgëzova Vuçiqin për marrëveshjen e Ohrit

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili sot u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur se e ka uruar atë për marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur të shtunën në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Dendias ka shkruar në Twitter se gjatë bisedës me Vuçiqin ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme të Greqisë për përpjekjet evropiane për përparimin e mëtejshëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme”.

Kreu i diplomacisë greke shtoi se në bisedë është përfshirë edhe tema e zhvillimit rajonal, si dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, transmeton Paparaci.

“Sot në Beograd u prita ngrohtësisht nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. E përgëzova për marrëveshjen e fundit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të arritur në Ohër. Përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë për përpjekjet e BE-së për të avancuar më tej dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme. Diskutimi përfshinte zhvillimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, shkroi ai.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci