Të fundit

PDK-ja publikon një video: “Sukseset” e kryeministrit Kurti për dy vjet qeverisje

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një video në Facebook ku rendit “sukseset” e Qeverisë Kurti 2.

Sipas PDK-së, Qeveria Kurti ka kaluar dy vjet në pushtet me arsyetime dhe dështime, transmeton Paparaci.

Në video ku kritikohet pushteti i kryeministrit Albin Kurti, PDK-ja përmend disa prej ngjarjeve me ironi që kanë ndodhur në Kosovë, duke filluar prej skandalit të ambasadorit Martin Berishaj, e deri te vjedhja e mostrave të gjakut të ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Po ashtu, në video listohet edhe “Zajdenica” apo Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe.

Mes tjerash, aty përmendet edhe Vettingu në Drejtësi, vetë-menaxhimi i komunitetit serb, pas marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbi, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“”Sukseset” e kryeministrit Kurti për dy vjet qeverisje. Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime”, thuhet në videon e shpërndarë nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci