Të fundit

Fisnik Syla: Për Fjolla Morinën, paraja dhe interesi janë gjithçka

Biznismeni i njohur, Fisnik Syla kohët e fundit është komentuar mjaft shumë sa i përket raportit me këngëtaren e njohur, Fjolla Morinën.

Përmes një video-live, Fjolla hodhi akuza ndaj ish-bashkëshortit të saj, Fisnik Sylës dhe disa personave të tjerë për kërcënime dhe keqtrajtime ndaj saj, si dhe për helmim gjatë kohës së qëndrimit në burg dhe pas daljes nga burgu, shkruan paparaci.

Së fundmi, Fisniku ishte i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, ku foli rreth historisë së tij me këngëtaren, ku ndër të tjera u shpreh se për Fjollën gjithqka ishte vetëm paraja.

Syla, ndër të tjera zbuloi se Fjolla ka tentuar që të rikthehet sërish me të.

“Në fillim, askush nuk martohet pa dashuri. Ne kemi bërë martesën dhe ajo martesë u bë edhe publike. Natyrisht që në fillim kemi qenë të dashuruar. Por pasi e pamë që gjërat nuk po shkonin siç ishin në fillim, unë vërejta që ajo nuk ishte për mua dhe mbaroi gjithçka. Gjithçka për të ishte vetëm paraja, interesi, ajo nuk e njeh njeriun tamam si njeri, por vetëm për gjërat e interesit. Kemi rëndë dakord të dy palët, ne kemi parë që nuk funksionin më. Ka tentuar prapë të rikthehet, por kur e pa që te unë ka mbaruar gjithçka, ka filluar me shpifjet”, tha Syla.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci