Të fundit

Deputetja e LDK-së thotë se LVV-ja e rriti çmimin e rrymës: E papranueshme

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, është e mendimit se pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje po e rrit çmimin e energjisë elektrike në Kosovë, për rreth 15 për qind.

Sipas saj, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka marrë vendim që t’i shtrenjtojë faturat e energjisë elektrike për 14 për qind, duke filluar nga 1 prilli 2023.

Kësisoj, ajo shprehet se LVV-ja që “mbahet si socialdemokrate, në vend se të ndihmojë shtresat e varfra e të mesme në inflacion, ajo vetëm po ua vështirëson jetën qytetarëve”.

Ajo theksoi se duke pasur parasysh këto faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe xhepin e qytetarëve, vendimet e institucioneve janë të papranueshme, transmeton Paparaci.

“Nga rritja e çmimit të çdo produkti e shërbimi, rritja e tatimit në pronë, tash edhe rritje të çmimit të rrymës. E papranueshme”, shkroi ajo në Facebook.

Ndërkohë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRrE) nesër pritet të merr vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se nuk do të ndërhyjë në punët e ZRrE-së.

Ai ka deklaruar se për momentin nuk mund të flasin nëse do të subvencionojnë rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike dhe se pas dorëzimit të komenteve të tyre janë në pritje të vendimit.

“Qeveria e Kosovës, respektivisht ministritë e linjës kanë komunikuar dhe janë dakorduar me ZRRE-në dhe i kanë dhënë sugjerimet e tyre, natyrisht në bashkëpunim edhe me KEK-un, pra ministria e ekonomisë, Ministria e Financave, dhe KEK-u përbëjnë trekëndëshin i cili është përgjegjës dhe angazhohet më shumë se të gjithë të tjetër sa i përket sektorit të energjisë dhe në veçanti çmimit të energjisë elektrike. Ata i kanë dorëzuar komentet e tyre, tash ne presim qëndrimin dhe vendimin e tyre, pas analizave dhe studimeve që ata i kanë bërë situatës”, ka theksuar Kurti, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë, që është mbajtur të mërkurën.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci