Të fundit

EULEX-i e konfirmon: Sylejman Selimi nuk është intervistuar

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka mohuar se ka intervistuar ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi.

Kështu tha EULEX-i në një përgjigje për Paparacin, pas raportimeve se gjatë ditës së sotme është intervistuar Selimi.

Madje, një zëdhënës i EULEX-it tregoi se ky mision nuk ka mandat për ta intervistuar ndonjë person.

“Jo, EULEX-i nuk e ka intervistuar personin të cilin e keni përmendur në emailin tuaj. Misioni nuk ka mandat për ta intervistuar ndonjë person”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Edhe vetë Selimi ka mohuar sot se është intervistuar nga EULEX-i.

I kontaktuar nga Paparaci, Selimi ka mohuar se është marrë në pyetje nga misioni i EULEX-it në Kosovë. Kësisoj, ai i quajti të pavërteta shkrimet nëpër media mbi këtë temë.

“Shkrimet në media se jam intervistuar nga EULEX-i nuk janë të vërteta”, tha ai të mërkurën për Paparacin.

Sylejman Selimi mohon raportimet: Nuk jam intervistuar nga EULEX-i

 

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci