Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se plani evropian në parim është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme.
Ai u shpreh se nuk mendon që ka diçka substanciale e cila do ta bënte këtë propozim të papranueshëm.
Prandaj, shefi i qeverisë tha se e ka pranuar atë, transmeton Paparaci.
“Tejkalimi, ballafaqimi i trashëgimisë së kaluarës është nocion gjenerik. Pra, Kosova është shtet normal, por jo raportet me Serbinë. Në aneks, e kemi me urgjent çështjen e të pagjeturve, që është urgjente dhe jo e vetmja që duhet të adresohet”, tha ai në RTK.
Ai u pyet nëse ka asociacion brenda planit franko-gjerman. Kurti e pranoi se ka Asociacion, teksa lexoi nenin 10 të planit.
“Ka Asociacion, neni 10 thotë se ë dyja palët obligohen për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara. Është një thes me marrëveshje, nuk e mohoj një gjë të tillë. Edhe kjo çfarë ndodh në nenin 7 i referohet komunitetit serb në Kosovë, edhe për këtë kemi qenë të angazhuar siç thuhet këtu për ‘vetëmenaxhimin’ dhe sa i përket ofrimit të shërbimeve”, shtoi Kurti.