Të fundit

Kurti tregon kërcënimin e Serbisë kur ua tregoi ofertën për Asociacionin: Thanë jo, çfarë t’iu bëj unë tash?

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar sonte se ka bërë vazhdimisht oferta në dialogun me Serbinë.

Ai tha se e fundit ishte në pasditen e hershme të 18 marsit. Kurti sqaroi se në momentin që e bëri ofertën me tri shtylla të prezantuara mbi draftin apo statutin e Asocacionit, Serbia kërcënoi me përfundim të takimit.

“Ofertë, qartazi kam thënë për statutin se si duhet të rregullohet kjo çështje. Kam kërkuar nga pala serbe, që të jemi dakord në tri shtylla brenda së cilës unë do ta draftoja atë statut, se si rregullohet kjo gjë”, tha ai në RTK, raporton Paparaci.

“Më 18 mars kam thënë se nëse ju jeni dakord me kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimin e kushtetueses, me qëndrimin evropian, dhe kam shkuar më hollësisht dhe me qëndrimin amerikan, pra tri shtylla”, u shpreh ai.

Tri shtyllat sipas tij ishin Republika e Kosovës me kushtetutën dhe vlerat e saj bashkë me qëndrimet amerikane dhe evropiane.

Shefi i qeverisë shpjegoi se u ka thënë atyre gjatë takimit të Ohrit, të shtunën, se të nesërmen do t’ua sillte draftin. Por, theksoi se ata nuk e pranuan as idenë.

“Republika e Kosovës me kushtetutë dhe vlera, qëndrimi amerikan dhe evropian, po ashtu konkret, në këtë tre shtyllësh parimor e të drejtë,  unë nesër kam thënë se ua sjell juve draftin, a statutin qysh dush.  Kam thënë se do të ua sjell një propozim për të cilin ju premtoj se nuk do ta refuzoni. Nuk u pranua as ideja, unë solla premisën që duhet të pranohej”, shtoi ai.

“Në mëngjesin e 19 marsit kanë mundur ta kenë draftin e propozuar nga unë në këto tri shtylla, thanë jo, çfarë t’iu bëj unë tash?”, përfundoi Kurti.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci