Të fundit

Kurti flet për kishën serbe: “U thashë drejtueseve serbë se ju nuk jeni patriarkë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për statutin e Kishës Ortodokse Serbe, që përmendet në nenin 7 të planit franko-gjerman.

Sipas këtij neni, “palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

Por, Kurti tha se u ka thënë drejtuesve serbë se nuk janë patriarkë e as patriarku nuk është president i shtetit, transmeton Paparaci.

“Serbia është shtet sekular dhe nuk është republikë fetare sikur Irani, bazuar në kushtetutën e saj”, tha ai sonte në RTK, teksa shtoi se nuk ka vend për brengë.

Ai tregoi se për statusin flet me patriarkun Porfirije.

“Kam ofruar dialog të drejtpërdrejt. Ajo që mu tha aty dhe thuhet për ditë është se ata nuk duan të takohen me mua. Mendoj se kjo nuk është e mençur për ta”, theksoi Kurti.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci