Të fundit

Konjufca: Vetëmenaxhimi nuk është Asociacion, nëse kemi presion të tillë – shkojmë në zgjedhje

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se me marrëveshjen e dakorduar në Bruksel por edhe në aneksin e marrëveshjes në Ohër nuk parashihet Asociacion pasi kanë marrë garanci të forta se kjo nuk do të bëhet, por që sipas tij do të jetë një lloj forumi i serbëve të Kosovës.

Ai ka thënë se nëse veç vije te presioni për një pushtet të tretë atëherë menjëherë duhet të shkohet në zgjedhje pasi më nuk ka kuptim as Qeveria e as Kuvendi pasi shkelet kushtetuta dhe shteti rrezikohet.

“Ne i kemi ato që jemi të bindur fuqishëm të pozicionuar edhe opozita edhe të gjithë që nuk bënë kurrfarë pozicionimi në Kosovë që ka kompetenca ekzekutive, nuk bënë me u shkel edhe me u bë si qorap Kushtetuta e Republikës së Kosovës garancitë janë të forta që do të jetë një lloj diçka si forum i trajtimit të interesave të serbëve. Unë nuk mendoj që një Asociacion qysh është vetëm vendi i takimit të të serbëve të Kosovës është i rrezikshëm , ata edhe sot mund ta bëjnë është e garantume me Kushtetutë të Republikës së Kosovës, mirëpo një etnitet që është monoetnik i cili është bartës i pushtetit publik edhe për të cilin Kosova kërkohet me ndryshu Kushtetutën mendoj që atëherë është vija e kuqe atëherë duhet të ngulim këmbë, atëherë nuk ka lidhje as nëse folim Qeveria e Kosovës nuk ka më kuptim as Parlamenti i Kosovës atëherë menjëherë vendi duhet me shku në zgjedhje për mendimin tim”, ka thënë Konjufca në Tëvë1.

Konjufca tha se nëse do të ketë pozicionim të fuqishëm të të gjithë spektrit politik atëherë një pushtet i tretë me kompetenca ekzekutive nuk do të bëhet në Kosovë.

“Forcat politike duhet me u pozicionu edhe më fuqishëm qysh e shohin këtë problematik edhe ma merr menja që secila do të pozicionohej që nuk pranon pushtet të ri, nuk pranon një presje me prek në kushtetut për këtë çështje, mendoj që nëse ne si spektër politik jemi të bashkuar nëse nuk bëjë pazare mbrapa shpinës së njëri tjetrit mendoj që nuk bëhet”, u shpreh kryetari i Kuvendit.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci