Të fundit

​Konjufca: Duhet të ngritet aktakuzë ndaj Vuçiqit, sikurse Putinit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë sonte se duhet të ngritet aktakuzë ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njashtu sikur homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Konjufca thotë se Vuçiq duke fshehur krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit, “meriton të ndiqet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, sikurse Putini.

Ai u shpreh se Vuçiq dhe shteti serb “e dinë fort mirë se ku janë fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë e rrëmbyer me forcë gjatë luftës”.

“Personat i kanë rrëmbyer me dhunë, i kanë zhdukë, nuk dihet as për fatin e as për trupat e tyre. Për këto se ku janë ata, unë mendoj që nuk ka shaka dhe se për Zotin bashkësia ndërkombëtare bën hajgare nëse thotë se Vuçiqi nuk e din”, thotë Konjufca për Tëvë1, transmeton Paparaci.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci