Të fundit

“Çka ka çka s’ka”, Çitaku: Kurti solli një marrëveshje pa njohje, por me Asociacion

Nënkryetarja e PDK-së, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili sonte ka thënë se argumente kundër Kosovës ka vetëm nga marrëveshjet e ish-kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, në raport të dialogut me Serbisë.

“Çfarë ka nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës?”, pyeti ajo në Facebook.

Sipas saj, Kurti i ka dokumentet që sot po i përdor edhe vetë, duke filluar nga letra e ish-kryediplomates evropiane, Federica Mogherini, që thotë se Asociacioni duhet të jetë përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe “letrat e njëpasnjëshme të presidentëve të SHBA-ve për një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër”.

Ajo shprehet se Kurti ka sjell një marrëveshje pa njohje, por me Asociacion, transmeton Paparaci.

“Çfarë na solli Albini? Na solli një marrëveshje të përkohëshme, pa njohje, por me asociacion. Një marrëveshje me Nenin 7, përkatësisht autonomi territoriale dhe status të veçantë juridik për Kishën Ortodokse Serbe, e cila kështu hapë edhe Pakon e Ahtissarit dhe Kushtetutën e Kosovës.#ÇkaKaÇkaSka”, shkroi ajo.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci