Të fundit

Gashi për deklaratën e Kurtit rreth Asociacionit: Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra

Gazetari Astrit Gashi, ka thënë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, teksa ka bërë një krahasim mes fjalëve të thëna nga analistët dhe kryeministrit Albin Kurti, më 27 shkurt, 18 mars dhe më 22 mars, nëse ka ose jo Asociacion të Komunave me Shumicë serbe.

Ai deklaroi se kur analistët politikë dhe gazetarët shpjegonin se më 27 shkurt kryeministri Albin Kurti është pajtuar me Asociacionin “sepse ai është në Nenin 10”, shefi i qeverisë e mohonte një gjë të tillë.

Gashi po ashtu përmendi edhe deklaratat e përkrahësve dhe zyrtarëve të LVV-së të cilët më 18 mars theksonin se “nuk ka asociacion, por ka vetë-menaxhim”, transmeton Paparaci.

Kësisoj, ai kronologjikisht përmendi edhe deklaratën e sotme të Kurti, i cili ndër të tjera tregoi se Asociacioni gjendet në planin evropian.

“Po për vetë-menaxhimin, perse është në Nenin 7 dhe për çka është aty kur do të marrim vesh? Ndoshta pas tre muajve – kur të bëhet!”, shkroi ai në Facebook.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci