Të fundit

Tërmet në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm  në qytetin grek të Janinës, që ndodhet shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra në veri-veriperëndim të Aetomylitsa dhe thellësia fokale u vlerësua në 13.1 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, sidomos në Korçë e Devoll. Gjatë natës ka pasur edhe lëkundje tjera më të lehta të cilat janë ndjerë po ashtu edhe në Shqipëri. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale.

Në ABC News, një qytetar nga Korça tha se kanë dalë nga banesat pasi janë trembur nga lëkundjet të cilat vazhdojnë ende dhe e fundit sipas tij u ndje 15 minuta më parë./abcnews

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci