Të fundit

Vrasje në tentativë në Pejë, përfshihen katër persona – dy prej tyre bëhen për spital

Janë arrestuar katër persona në Pejë për shkak se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete.

Sipas Policisë, njëri prej tyre, gjatë përleshjes, ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është qëlluar me thikë në pjesën e kraharorit.

Ndërkohë, dy të dyshuar pas tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajtje dhe një nga të dyshuarit është në tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

Ai po ashtu thuhet se është nën mbikëqyrjen e policisë, ndërsa tjetri është duke u trajtuar në QKUK.

Rasti i cilësuar si vrasje në tentativë, ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:06 në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci