Të fundit

Selmanaj për Kurtin: Ka një vit që veç me dialog merret, kurse neve na thotë se është temë e shtatë

Deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, se dialogu nuk është top prioritet i qeverisë së tij, sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tregon se sa jo seriozitet ka shefi i qeverisë.

Në një prononcim për EO, Selmanaj tha se Kurti ka që një vit që është duke u marr vetëm me dialogun, teksa thotë se të kundërtën po e thotë në deklarimet publike.

Selmanaj theksoi se Kurti ka një sjellje të një personi sa të pa përgjegjshëm po aq edhe naiv politik dhe sipas tij ai nuk e meriton pozitën të cilën e ka.

“Kjo tregon jo seriozitetin e këtij kryeministri, ky kam përshtypjen që nuk e ka ide për rëndësinë e pozitës qe e ka. Ka një vit që ky vetëm me dialog është duke u marr, ndërkohë neve na ka thënë së është temë e shtatë apo e tetë”.

“Kjo shpërfaq gjithçka në fakt, kjo e shpërfaq diletantizmin e tij politik, qëndrimet e tij pozicioni i tij dhe pozita Kushtetuese që e ka nuk janë frekuenca të njëjta, që i bie që ky ka marr një pozicion ose një pozitë që nuk e meriton, nuk e meriton absolutisht sepse të thuash kështu dhe të sillesh kështu me media, me njerëzit, me Kuvendin e Kosovës, ky tregon se ka sjellje të një personi sa të pa përgjegjshëm po aq edhe naiv politik”, tha Selmanaj.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci