Të fundit

“Rrini shlirë”, Basha lëshohet në ofensivë pas deklaratës së Kurtit: Nuk do të ketë Asociacion të Isa Mustafës

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë një reagim pasi mbrëmë, kryeministri Albin Kurti, e pranoi në televizionin publik se ka Asociacion të Komunave me Shumicë serbe, në planin e BE-së, transmeton Paparaci.

Kësisoj, Basha shprehet i bindur se nuk do të ketë Asociacion ashtu siç e ka firmosur marrëveshjen e Brukselit ish-kryeministri, Isa Mustafa.

“Rrini sh’lirë sepse nuk do të ketë Asociacion të Isa Mustafës , qysh edhe nuk ka Isa Mustafë sot. Sa kthehet Isa Mustafa, aq Asociacioni i tij”, shkroi Basha, në rrjetet sociale.

Megjithatë,  Kurti e pranoi dje se ka Asociacion, teksa lexoi nenin 10 të planit.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë se ë dyja palët obligohen për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara.  Është një thes me marrëveshje, nuk e mohoj një gjë të tillë. Edhe kjo çfarë ndodh në nenin 7 i referohet komunitetit serb në Kosovë, edhe për këtë kemi qenë të angazhuar siç thuhet këtu për ‘vetëmenaxhimin’ dhe sa i përket ofrimit të shërbimeve”, shtoi Kurti.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci