Të fundit

Katër persona të armatosur me kallashnikov ia marrin 770 euro qytetarit nga Ferizaj

Një qytetar nga Ferizaj ka qenë cak i një sulmi të armatosur ku persona të dyshuar ia kanë marrë 770 euro.

Siç njofton policia rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke u kthyer në shtëpi me veturë, fillimisht është goditur nga një veturë e më pas nga ajo veturë kanë dalë katër (4) të dyshuar, ku tre (3) prej tyre kanë qenë të armatosur me AK 47. Të dyshuarit viktimës ia kanë marrë 770 euro”, njofton policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci