Të fundit

Ministri Aliu foli për 20km rrugë, deputetja Krasniqi: Qeveri për faqe të zezë

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi i ka reaguar ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili dje njoftoi se është publikuar njoftimi specifik për prokurim për shërbimet konsulente për rishikim të dizajnit dhe mbikëqyrjen e punëve ndërtimore në “rrugën N2 Prishtinë – Mitrovicë, me gjatësi 9.78 km”.

Sipas ministrit Aliu, shërbimet do të mbulojnë një periudhë prej njëzet e pesë muaj kalendarik nga data e fillimit ku përfshihen “tre muaj shqyrtimin e dizajnit, përgatitjen e dosjes së tenderit, procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave, 20 muaj periudha e mbikëqyrjes se punimeve dhe dy muaj periudha e finalizimit të projektit”.

Për këtë çështje, deputetja opozitare e pyeti Aliun se ia ka “qitur lapsin, që për dy vjet punime të flet për 9.78km rrugë”, transmeton Paparaci.

Ajo e pyeti po ashtu ministrin Aliu se çfarë do të bëhet me autostradat e tjera në Kosovë.

“Mirëmëngjes ministër Liburn Aliu Allahile qysh ja qite lapsin, 2 vjet punime në 9.78km rrugë? E me autostradat tjera çka do me bo, a kur do me i kry? A mos të duhet edhe një mandat tjetër për me i shtru 20km asfallt? #Qeveripërfaqetëzezë”, shkroi ajo në Facebook.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci