Të fundit

Bad Bunny paditet me 40 milionë dollarë nga ish-e dashura

Bad Bunny është paditur nga ish-e dashura e tij e cila po ia kërkon 40 milionë dollarë dëmshpërblim.

Carliz De La Cruz Hernandez e ka paditur Bunnyn me pretendimin se këngëtari e ka përdorur një incizim të saj në dy këngë, pa i marrë leje.

Hernandez ka thënë se ajo e ka incizuar frazën “Bad Bunny baby” në telefonin e saj, në vitin 2015, para se ai të bëhej i famshëm, dhe para se ata të ndaheshin.

Kjo pjesë është përfshirë në këngën e reperit nga Puerto Rico “Pa Ti” të vitit 2017 dhe në këngën e vitit 2023 “Dos Mil 16”.

Bad Bunny ishte këngëtari më i transmetuar në “Spotify” në tre vjetët e fundit.

Ai nuk ka folur ende për akuzat e ish-të dashurës, e cila e ka paraqitur padinë e saj në fillim të këtij muaji.

Sipas padisë, çifti janë lidhur në vitin 2011 dhe që të dy kanë punuar në një supermarket, derisa Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Martinez Ocasio, bënte po ashtu muzikë.

Hernandez i kishte regjistruar disa versione të saj duke thënë me zë “Bad Bunny baby” në një dhomë të qetë të një shtëpie të një shoqeje, dhe ia kishte dërguar ato Bunnyt.

Reperi i ka përdorur këto ingjizime në këngën e tij “Pa Ti” e cila ka më shumë se 355 milionë shikime në YouTube dhe 235 milionë transmetime në Spotify.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci