Të fundit

Diplomati gjerman: Nëse nuk dorëzohen listat për zgjedhje, nuk ka Asociacion

Zëvendës ambasadori gjerman në Beograd, Karsten Mayer-Wifhausen ka deklaruar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk është e mundur nëse nuk dorëzohen listat e kandidatëve për zgjedhjet të cilat janë planifikuar të organizohen në katër komuna në veri të Kosovës.

“Është një çështje krejtësisht praktike. Nëse nuk keni zyrtarë, kryetarë të komunave, nuk mund të krijoni asociacion të komunave. Pa njerëz në to, nuk keni institucione. Juve ju duhen këto institucione. Kaq!, ka deklaruar diplomati gjerman i pyetur për pasojat e mundshme nëse listat e kandidatëve nuk dorëzohen brenda afatit, transmeton Paparaci.

Në panelin “Asgjë në mes – propozim evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, Mayer-Wifhausen ka shtuar se, nëse ndonjëra nga listat nuk regjistrohet për zgjedhje, do të dihet se kush është përgjegjës për zvarritjen e formimit të Asociacionit.

Afati i caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për aplikimin e kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme që po planifikohen të mbahen në katër komuna në veri të Kosovës në fund të muajit prill është shtyrë disa herë dhe skadon sot. Lista Serbe ka përsëritur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komuna në veri të Kosovës, derisa të formohet Asociacioni dhe derisa të gjitha njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës./Paparaci

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci