Të fundit

Mbi 775 ndeshje u raportuan të dyshimta për kurdisje në vitin 2022

“Globo Esporte”, kompania që monitoron bastet në futboll, së fundmi ka publikuar një raport rreth kurdisjeve për vitin 2022.

Në vitin 2022, bota vendosi një rekord për numrin e ndeshjeve të dyshimta në sporte të ndryshme 1212 (34% më shumë se një vit më parë).

Në futboll, Brazili renditet i pari në këtë kategori me 152 ndeshje të dyshimta. Në vendin e dytë është Rusia (92), në të tretën është Republika Çeke (56), në të katërtin është Kazakistani (43), në të pestën është Kina (41).

Gjithsej janë 775 ndeshje të dyshimta në futboll.

Ato janë regjistruar kryesisht në ligat e ulëta, më shumë se gjysma, në divizionet e treta dhe më poshtë.

Ndërkohë, mediat franceze pak kohë më parë zbuluan se edhe në futbollin kosovar ka dyshime për kurdisje ndeshjesh, duke e vënë gishtin kah klubi i futbollit Llapi.

Shikoni renditjen:

Brazil – 152 ndeshje

Rusia – 92

Republika Çeke – 56

Kazakistani – 43

Kinë – 41

Greqia – 40

Argjentina – 39

Filipinet – 37

Polonia – 36

Tajlandë – 35

Krahasimi mes 2021 dhe 2022 të ndeshjeve të identifikuara nga Sportradar

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci