Të fundit

Kurti sot bënë homazhe në Gllogjan dhe vizitë te familja Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Homazhet do të nisin nga ora 11:30.

Ndërkaq, më pas, Kurti shkon në vizitë te familja Haradinaj në Gllogjan.

Po ashtu, nga ora 12:00, Kurti merr pjesë në akademinë përkujtimore te oborri i Kullës Haradinaj në Gllogjan.

Sot bëhen 25 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit.

Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin. Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj./Express

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci