Të fundit

E pyetur të komentojë deklaratën e Borrellit, Bërnabiq thotë “Vuçiq ka arritur sukses të madh”

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq nuk ka komentuar deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohet pa zgjedhur pjesët dhe se si ndikon kjo në “vijat e kuqe” të Serbisë që Kosova të mos hyjë në Kombet e Bashkuara. Në vend të përgjigjes në këtë pyetje ajo ka pretenduar se “shefi i saj Aleksandar Vuçiq ka arritur një sukses të madh në negociata”, transmeton Paparaci.

“Le të fillojmë nga pika e parë e aneksit apo planit të zbatimit, që i referohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Le të fillojmë nga pika e parë, pastaj do të vazhdojmë”, ka thënë Bërnabiq në një konferencë për media.

Pas kësaj, ajo ka deklaruar në televizionin serb “TV Pink” se në takimin e fundit në Ohër, presidenti Aleksandar Vuçiq ka arritur “sukses të madh në negociata” dhe “një rezultat të mirë për Serbinë dhe serbët në Kosovë”.

Bërnabiq ka shtuar se ajo “nuk beson se Asociacioni do të formohet në të ardhmen e afërt në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit nga viti 2013”.

“Nga presidenti Vuçiq mësova të jem pak më realiste se sa optimiste, sidomos për këto çështje”, ka thënë kryeministrja serbe.

Ajo ka përkujtuar se “për 30 ditë do të bëhen saktësisht 10 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit” dhe ka shtuar se “pranimi i autoriteteve të Prishtinës se duhet të formojnë Asociacionin është një hap në drejtimin e duhur”./Paparaci

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci