Të fundit

Oda Amerikane kërkon që Kosova të bashkohet në “Ballkanin e Hapur”

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përshëndetur marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, që është arritur më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Pas arritjes së kësaj marrveshjeje , Kjo odë ka kërkuar nga Qeveria që Kosova të bashkohet në iniciativës së Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë për treg të përbashkët rajonal

“Oda Amerikane beson fuqishëm se marrëveshja do të hapë mundësitë e zhvillimit ekonomik për të dyja shtetet, duke përmirësuar shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve. Derisa të dyja shtetet konfirmojnë obligimin e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të shkuara, Oda Amerikane përsërit thirrjen e saj për Qeverinë e Kosovës që t’i bashkohet iniciativës së Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë për treg të përbashkët rajonal”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj Ode.

Kjo thuhet se duhet të bëhët bazuar në dakordimin e bërë në Uashington më 4 shtator 2020”, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Të dyja palët do t’i bashkohen ‘zonës së mini-Schengenit’, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vtit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo”, thuhet në pikën dy të marrëveshjes e cila ishte nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Emërtimi i nismës së njohur si “Mini-Schengen”, ndryshoi në “Ballkani i Hapur”, në korrik të vitit 2021.

Oda Amerikane u bënë gjithashtu thirrje të dyja shteteve që të respektojnë zotimet e dhëna më parë për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. “Zhvillimi i infrastrukturës së transportit, së bashku me njohjen reciproke të diplomave universitare dhe certifikimeve profesionale do të mundësojnë lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, si edhe lirinë e ofrimit të shërbimeve, duke përmirësuar në këtë mënyrë mobilitetin e bizneseve dhe profesionistëve brenda hapësirës së Ballkanit të Hapur”, thuhet në komunikatë.

Oda Ekonomike Amerikane ka bërë të ditur se do të përkrahë përpjekjet e mëtejme për normalizim të ekonomik.

“Në fund, duke kuptuar rëndësinë që marrëveshja do të ketë për Kosovën, Serbinë dhe rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të përkrahë përpjekjet e mëtejme për normalizim ekonomik, duke avokuar pranë qeverive për heqjen e barrierave ekzistuese, si dhe do të ofrojë mundësi rrjetëzimi për bizneset në tërë rajonin”, thuhet në komunikatë.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci